Peci kërkon që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më 28 dhjetor

Bashkëkryetari i GUXO-s, Faton Peci, është deklaruar para mediave pas përfundimit të takimit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare. Ai tha se si parti, kanë kërkuar që zgjedhjet të mbahen ose më 21 ose 28 dhjetor. Por më të favorshme, ai e pa datën 28 dhjetor.