Në reagimin e saj në facebook, Dega e PDK-së në Fushë Kosovë, ka kërkuar që të ndërpritet ky diskriminim ndaj qytetarëve të kësaj komune, duke kërkuar që autobusi me destinacion aeroportin e Prishtinës të këtë një ndalesë tek rrethi në Fushë Kosovë.
“Nuk është hera e parë që qytetarët e Fushë Kosovës diskriminohen në këtë formë. I bëjmë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës që rrugët e Fushë Kosovës të mos i shfrytëzojë vetëm për tranzit, por këto rrugë të jenë edhe në shërbim të qytetarëve të Fushë Kosovës. Kërkojmë që kjo linjë e autobusëve të ketë një ndalesë tek rrethi në Fushë Kosovë, në të kundërten, qytetarët e Fushë Kosovës do të organizohen në forma tjera”, shkruan më tutje PDK në faqen e saj në facebook.
Dega e PDK-së ka hedhur kritika edhe ndaj heshtjes së qeverisjes komunale të Fushë Kosovës lidhur me këtë çështje, e cila sipas tyre, nuk bën asnjë lëvizje në drejtim të shërbimit dhe interesave të qytetarëve.
“E qeverisja e dështuar komunale e Fushë Kosovës, si zakonisht, u zu në befasi, e cila nuk bën asnjë përpjekje në shërbim dhe në interes të qytetarëve. Neglizhenca e komunës ndaj përgjegjësive që ka, po bënë që Fushë Kosova të jetë veç vend tranzit”, thuhet tutje në reagimin e Degës së PDK-së në Fushë Kosovë./arbresh.info/
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...