Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media lidhur me vendimin e Shpend Ahmetit për ta bërë me pagesë hyrjen me vetura në Prishtinë.
E, deputetja e PDK-së Meliza Hoxha thotë se, taksa prej 10 euro nuk është shpëtimtari i kryeqytetit.
Ajo ka përmendur edhe disa nga problemet që po ballafaqohen qytetarët e Prishtinës.
“Shumë qytete të mëdha e aplikojnë por taksa është hapi i fundit në menaxhimin e rrezikshmërisë të një qyteti. Kur jemi te mobiliteti mund të jeni që të gjitha rrugët shpien në Prishtinë. Prishtina vazhdon të mbetet pika kryesore për arsye të shkollimit e të pushtetit. Duke mos pasur vend parkingje të shumta bllokojnë trotuaret dhe ajri i ndotur është problem tjetër, po ashtu edhe shumë projekte të pa realizuara qe kryeqytetin e kanë sjellë para një kolapsi dhe taksa nuk mund të jetë shpëtimtari i kryeqyteti”, tha ajo./arbresh.info/
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...