PDK e do vetëm Kadri Veselin për Kryeparlamentar (VIDEO)

22:49 | 8 Gusht 2017

 Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ndërmend të ndryshojë gjë në pozitën statusore të Kadri Veselit, si në parti, ashtu edhe në shtet.

Ky, pos që ka qenë dhe është lider i PDK-së, po pretendohet se do të mbahet si kryetar Parlamenti, edhe për 4 vjet të tjera, sikur ka qenë në këto dy vjet e gjysmë të kaluara.

Qëllimi i këtillë u konfirmua të martën, pas një takimi të kryesisë së partisë, ndonëse kjo erdhi si befasi.

Vetë Veseli tha javën e kaluar se do të heqë dorë nga kandidimi për Kryetar Kuvendi, në rast se opozita e mbështet Ramush Haradinajn për kryeministër.

Se a do të jetë apo jo Veseli kandidat për Kryetar Kuvendi mund të mësohet të enjten, kur është ftuar vazhdimi i seancës së ndërprerë, javën e kaluar, për zgjedhjen e liderit të parlamentit.

 

 

 

Lajmet më të lexuara