Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka reaguar pasi që BE tha se Trepça është temë diskutimi në dialogun Kosovë – Serbi.
Sipas Krasniqit, që nga fillimi i bisedimeve Brukseli zyrtar më se një herë ka anuar haptas në mbrojtje të politikave gjenocidale të Serbisë.
“ Pothuajse në asnjë rast gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka reaguar ndaj politikave agresive të pasardhësve të Millosheviqit?! Natyrisht, për ketë çështje nuk janë fajtor vetëm në Bruksel, fajtori kryesor është në Kosovë dhe janë të gjithë ata që i filluan bisedimet politike dhe të gjitha ata që e votuan Marrëveshjen e 19 prillit 2013”, shkroi ai.
Sipas tij, përfaqësuesit e Kosovës në ato bisedime pranuan të bisedojnë për statusin e saj të zgjidhur gjatë bisedimeve të Vjenës dhe më shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe të konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
“ Siç po shihet zyrtarët e BE-së as pas 11 viteve nuk janë duke i analizuar as Dokumentet që i kanë prodhuar zyrtarët e BE-së. Kjo shihet nga deklarata e zëdhënëses së BE-së, zonjës Kocijancic, e cila paska deklaruar: “Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut, ka për qëllim që të gjitha çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve, t’i zgjidhë nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Krasniqi.
Kjo sipas tij ka ardhur pas reagimit për rregullim të statusit të Trepçës, ndërkaq, ka shtuar se pasuria e Kosovës është çështje e kryer dhe nuk ri negociohet.
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...