Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore do të vizitojë sot Serbinë.
I njëjti do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Takimi i tyre do të zhvillohet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë.
Ndryshe zyrtari i lartë britanik vizitoi Kosovën të mërkurën që shkoi, ku zhvilloi një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Pas këtij takimi, Haradinaj deklaroi se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë si dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Moore i kërkoi Haradinajt largimin e taksës 100%, por i njëjti vazhdoi me qëndrimin e njëjtë sa i përket kësaj çështje.
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri