Pas tërmetit me intensitet 2.5 shkallë rihteri që e goditi jugun e Gjilanit pasditen e të shtunës, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në cilësinë e udhëheqësit të shtabit të emergjencave civile, ka bërë të ditur se nuk ka vend për panik, duke apeluar qytetarët për qetësi.
Haziri ka njoftuar se fatmirësisht nuk ka raportime për dëme materiale e as në njerëz.
Ai është shprehur se janë në kontakt të vazhdueshëm me Institutin Sizmologjik të Kosovës, i cili ka raportuar për karakteristikat e kësaj lëkundjeje.
Shtabi i emergjencave civile në Gjilan apelon qytetarët që të mos shqetësohen pasi mund të ketë sërish dridhje të vogla, të cilat vijnë pas goditjes së parë, si aktivitet tektonik.
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime