Që nga dita e djeshme, kur shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen publikoi një video përmes së cilës i uroi mirëseardhje Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Schengen, profili i saj në X u pushtua nga kritikat e shqiptarëve, por edhe të miqve të Kosovës.
Kjo për faktin se numri një i KE-së, në video e kishte paraqitur Kosovën pjesë të Serbisë.
Ndër ata që reaguan ishte edhe politikania gjermane, Doris Pack, sikurse edhe qytetarë e aktivistë të shumtë.
“Ku është shteti i Kosovës”, e kishte pyetur Pack, bashkëvendësen e saj von der Leyen.
E si duket, ky reagim edhe pati sukses, pasi tashmë ajo video në profilin e saj nuk ekziston.
Kosova në hartë si pjesë e Serbisë, Doris Pack i reagon shefes së KE-së Von Der Leyen
Balje thotë se iu ofrua punë në këmbim të votës për Haxhiun,...
Gërvalla: Betejat politike bëhen për qeverinë e jo Kuvendin
Duda Balje: Më është bërë ofertë indirekte për votën pro Alb...
Policia e Kosovës sekuestron 14 motoçikleta në Pejë
Çitaku: Kosova po mbahet peng nga kryeneçësia e Albin Kurtit
Kuvendi i Kosovës sërish nuk u konstituua në tentativën e 20...