Pas raportimit të Arbresh.info, pastrohen mbeturinat në rrugën Goleška në Graçanicë

14:41 | 26 Janar 2026
A Z

Pas raportimit të portalit Arbresh.info për gjendjen alarmante të mbeturinave në rrugën Goleška në Graçanicë, ku banorët shprehën shqetësimin për rrezikun ndaj shëndetit dhe mjedisit, Komuna e Graçanicës ka reaguar duke ndërmarrë masa konkrete për pastrimin e zonës.

Sipas njoftimit zyrtar të Komunës së Graçanicës, me urdhër të drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Goran Milić, është realizuar me sukses aksioni për largimin e deponive ilegale në disa lokacione të komunës, përfshirë edhe rrugën Goleška në Graçanicë.

Komuna bën të ditur se punimet janë kryer edhe në lokacione të tjera, si rruga Laplje Sellë – Graçanicë, Çagllavicë (rruga Gigina) dhe Sushicë (rruga drejt manastirit).

Me këtë rast, autoritetet komunale apelojnë tek qytetarët që të sillen me përgjegjësi dhe të mos hedhin mbeturina në vende të palejuara, por vetëm në hapësirat e dedikuara për deponimin e mbeturinave./Arbresh.info./

LEXO EDHE:

Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët në rrezik për shëndetin dhe mjedisin