Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur pas takimit të Brukselit në kuadër të prcesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Bislimi në një intervistë pas takimit tha se nuk ka pasur takim trilateral sepse përfaqësuesi i lartë ka menduar se kjo nuk mund të ndodhë në këtë fazë sepse siç tha Bislimi nuk e garanton kontretizimin final të planit të zbatimit, shkruan Arbresh.info.
“Ka qenë si duket qëndrim i Lajçakut që në këtë moment, takimi trepalësh jo domosdo do të kontribuonte në finalizimin e dokumenteve, sepse mendon që ka ende nevojë për koordinim shtesë para se kjo të ndodhë, madje edhe ka ide që plani i sekuencimit [të Marrëveshjes Bazë] kërkon takim të nivelit të lartë, sipas tij, dhe qartazi kryenegociatorët nuk mund ta përfundojnë këtë proces në mënyrë të suksesshme”, tha Bislimi./Arbresh.info
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...