Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, pritet që në këto momente të nisë një takim me Kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, Jack Smith.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Klan Kosovës brenda Qeverisë së Kosovës.
Vizita e tij sipas avokatëve po konsiderohet sinjal i nisjes së procesit të Gjykatës Speciale.
Prokurori i Specializuar Jack Smith po e viziton Kosovën për herë të parë ku pos me zyrtarë vendorë do të zhvillojë takime edhe me ata ndërkombëtar.
Smith u emërua në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe në këtë pozitë e zëvendëson prokurorin e parë të Specializuar, David Schwendiman, njofton Klan Kosova.
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës