Megjithëse është caktuar një takim konsultativ me shefat e grupeve parlamentare, për të caktuar vazhdimin e seancës konstituive, kryesuesi i Kuvendit Adem Mikullovci tashmë e ka caktuar vazhdimin e seancës për të enjten, ende pa u mbajtur takimi konsultativ.
Ai tha se takimi konsultativ është të mërkurën, e seanca është caktuar për të enjten në orën 10:00.
“ Të mërkurën e kemi takimin konsultativ. E seanca do të mbahet të enjten në orën 10:00. Seanca që do të mbahet të enjten, është caktuar javën e kaluar”, tha Mikullovci.
Ndryshe, të premten që shkoi kryesuesi ka mbajtur një takim me shefat e grupeve parlamentare, për të caktuar datën e vazhdimit të seancës, por pas këtij takimi shefat e Grupeve Parlamentare, u deklaruan se nuk kanë arritur ta caktojnë një datë se kur do të mbahet seanca. Gjatë këtij është caktuar vetëm mbajtja e një takimi konsultativ të mërkurën, por ende pa u mbajtur ky takim, Mikullovci i ka ftuar deputetët që të marrin pjesë në vazhdimin e seancës, e cila do të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...