Pas protestës në Bujanoc, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka paralajmëruar protestë edhe në Preshevë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se protesta do të mbahet më 23 shtator në ora 13:00 dhe do të fillojë nga Stadiumi i qytetit deri në qendrën e qytetit, shkruan Arbresh.info.
“Protesta vazhdon. Për identitet e dinjitet! Të marshojmë, të gjithë bashkë. Kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të marshojmë për barazi dhe drejtësi!”, ka shkruar ai.
Kamberi theksoi se “Problemet tona nuk mund të shtyhen më”
“Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë!”, tha ai.
Njëra nga arsyet e përmendura ishte edhe pasivizimi i adresave.
Për ndërprerjen e pasivizimit të adresave, për njohjen e diplomave tona, për vende pune dhe për institucione të hapura për të gjithë. Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione shtetërore ku përfaqësohen shqiptarët!”, u shpreh Kamberi.
“Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë.”, shtoi deputeti Kamberi.
“Dilni dhe marshoni!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Përfundon numërimi i votave për deputetë
Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon ...
Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë
I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci
Modriç për Mourinho: Nuk kursente askënd, kritikat e tij për...
Dëshmitë rënqethëse të tragjedisë në Zvicër/ I mbijetuari: J...