Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka organizuar sot një tryezë diskutimi për procesin e dialogut mirëpo asaj i janë përgjigjur vetëm liderët e partive të koalicionit.
Kjo ka shtyrë Veselin që të dalë në një konferencë për media në të cilin deklaroi se kërkesa për një tryezë të tillë ka qenë më shumë e opozitës sesa e pozitës, raporton arbresh.info.
“Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e pozitës, të partive që janë në koalicion. Kërkesa e sotme ka qene më shumë kërkesë e opozitës. Dua të them se te ulesh me Serbin sot nuk është privilegj por për hir të fëmijëve tanë dhe sakrificës për ta ruajtur këtë që e kemi arritur deri tani është obligim dhe përgjegjësi e gjithë spektrit politik dhe opozitës dhe mesazhi që duhet ta përçonim sot është se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, me Serbinë duhet të përfundohen sherret për hir të fëmijëve dhe sakrificës për ta ruajtur agjendën euroatlantike./Arbresh.info
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...