Në këtë mbledhje, ndër të tjera, janë caktuar edhe afatet e aktiviteteve zgjedhore, sipas të cilave fushata do të zgjasë dhjetë ditë, duke filluar nga 25 shtatori deri më 4 tetor, ndërsa aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 30 gusht.
KQZ po ashtu ka bërë të ditur se partitë politike kanë vetëm edhe tre ditë afat për të bërë koalicione parazgjedhore.
“Deklarimi për koalicione të partive politike fillon me 27 gusht dhe përfundon me 30 gusht 2019”, thuhet në vendimin e KQZ.
Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se a ka vendosur Ministria e Financave që të financojë zgjedhjet e parakohshme. Parashihet që organizimi i këtyre zgjedhjeve të kushtojë diku afër 4 milionë euro.
Shumë parti kanë lidhur koalicione deri më tani. AAK e drejtuar nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka lidhur koalicion me PSD’në. Ndërsa AKR e Behgjet Pacollit ka lidhur koalicion me Nismën Socialdemokrate ndërsa si bartës i kësaj liste është Fatmir Limaj.
Partitë kanë vetëm dhjetë ditë për të kryer fushatë parazgjedhore.
Pse Osmani nuk u propozua për presidente nga VV? – flet Kusa...
Abdixhiku dhe Osmani takojnë rininë e Gjilanit: Kërkojnë një...
Konfirmon avokati: Buta lirohet nga paraburgimi, do të paraq...
NATO garanton: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa nuk n...
Suspendohen dy zyrtarë policorë në veri, Elshani jep detaje
Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, përplasen makina me...