Partia politike e Vjosa Osmanit, Lista “Guxo” ka nisur raundin e parë të përgatitjeve për përcaktimin e Kuvendeve të para të degëve në qytetet e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga vetë kjo parti përmes një njoftimi për media, shkruan abresh.info.
“Për opinionin tuaj, në vazhdën e takimeve me strukturat e “Guxo”, si dhe takimit koordinues që kishim sot me përfaqësues të “Guxo” nëpër Komuna, filloi raundi i parë i përgatitjeve për përcaktimin e Kuvendeve të para të degëve në qytetet e Kosovës. Procesi i zgjedhjes së strukturave të degëve, do të fillojë me Kuvendet zgjedhore në; Mitrovicë me datë 28 maj, në Prizren me datë 29 maj dhe në Ferizaj me 11 qershor”, thuhet në njoftim.
Zgjedhja e këtyre strukturave do të jetë proces i hapur e transparent për opinionin publik. Pas përfundimit të zgjedhjeve në nivelin e degëve, do të pasojë edhe zgjedhja e strukturave qendrore të partisë.
“Guxo”, apelon tek të gjithë përkrahësit dhe simpatizuesit e partisë të interesuar për konkurim ne strukturat drejtuese, që të lajmërohen në zyrat e partisë në qytetet përkatëse. /arbresh.info/
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan