Të gjitha parqet në të gjitha qytetet e Kosovës janë shpallur të mbyllura që nga data 20 mars.
Ky vendim është nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, si një masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.
E si duket qytetarët po i përmbahen më masë të madhe këtij vendimi.
KosovaPress ka realizuar pamje gjatë ditës së shtune në Parkun e Gërmisë dhe Parkun e Qytetit në Prishtinë, me ç’rast nuk është vërejtur lëvizje e madhe e qytetarëve.
Edhe pse ditë vikendi në Parkun e Gërmisë, u panë aty këtu ndonjë qytetar duke vrapuar, apo shëtitur, teksa në Parkun e Qytetit u panë vetëm dy-tre persona të moshuar.
Por aty edhe pse është e paraparë të ketë patroll policore këtë të shtunë nuk u panë.
Kujtojmë se Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marr vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00.
“Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë vendimet e organeve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse ato po bëhen me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj dhe të familjes tuaj“, thuhej ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 135 raste me koronavirus. Një nga ta i vdekur dhe 16 të shëruar.


Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...