Parlamenti studentor i UP-së thirrje Kuvendit për luftë ndaj korrupsionit dhe krijimin e Tribunalit
Studentet e Parlamentit studentor të Universitetit “Hasan Prishtia” të Prishtinës kanë reaguar sot nëpërmjet një statusi në faqen e tyre zyrtare, duke mbështetur fuqishëm dy nismat e fundit nga Kuvendi i Kosovës atë për gjenocidin në Kosovë, dhe luftën ndaj korrupsionit
Statusi i plotë
Kumtesë për Media
Në emër të Parlamentit studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, inkurajojmë institucionet e drejtësisë, Kuvendin e Kosovës dhe organet tjera relevante që te mos ndalet lufta ndaj gjenocidit serb dhe luftës kundër korrupsionit në Kosovë.
Kërkojmë që si Parlament studentor, të krijohet Tribunali duke e parë që shume nga kolegët tanë kanë humbur më të dashurit e tyre në luftë, kemi shume kolegë e kolege që janë nga familjet e dala nga lufta.
Po ashtu, kërkojmë që edhe lufta ndaj korrupsionit të vazhdohet duke parë që jemi vendi i vetëm pa liberalizim te vizave në Ballkan, pra që neve si studentë të mos na privohet e drejta e liberalizimit për faj të atyre që kanë bërë krim të organizuar dhe korrupsion, tërë këto 20 vite.
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtines “Hasan Prishtina”

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...
Maqedonci takohet me përfaqësuesen e NATO-s: Objektiv i Repu...