Autoritetet e rendit në Francë kanë hedhur gaz lotjesjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve në Paris, të cilët tentuan të thejnë kordonin në sheshin Champs Elysee.
Për më shumë se dy javë, protestuesit të veshur me “xhaketat e verdha” kanë bllokuar rrugët e Francës, kundër taksës kontraverse të naftës, për të cilën presidenti Emmanuel Macron, ka deklaruar se do ta shtyjë përpara.
Macron po kalon në periudhën më të vështirë të presidencës.
Një javë më parë, mijëra protestues, të cilët janë pa lider, janë organizuar përmes rrjeteve sociale dhe kanë kthyer Champs Elyseenë në zonë lufte me policinë.
“Jemi të brengosur se grupe të vogla të protestuesve që nuk i takojnë “xhaketave të verdha” do të infiltrohen për të luftuar me forcat e sigurisë”, tha Denis Jacob, sekretar gjeneral i Policisë.
Autoritetet deklaruan se rreth 5,000 forca të shtuara policore do të qendrojnë në rruget e Parisit për të kontrolluar protestën.
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026