Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Sipas IHK-së, gjatë ditës së shtune pritet që të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius, përcjell Arbresh.info.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Kurse për ditën e diel, sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius, po ashtu do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...