Prishtina Weather paralajmëron se sot dhe nesër do të ketë vapë të madhe, ndërsa paralajmëron se vapa afrikane nuk do të largohet.
Në dy ditët e fundit të muajit korrik mbetet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale mbesin të larta dhe luhaten nga 36C deri 38C. Vapa afrikane me temperatura maksimale mbi 35C mbetet prezente edhe javën e ardhshme.
30.07.2021 – Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 18C deri 38C, e në vise malore nga 17C deri 28C. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 6-10m/s, me hove deri në 13m/s në Dukagjin. Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet t’i ikim ekspozimit në diell. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme, e orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor, por edhe prezencës së pluhurit saharian, mund të kaloj edhe në vlera mesatare, vende-vende edhe në të dobëta./arbresh.info/
Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në ...
Tensione në rritje, Trump: Nuk ka afat kohor për t’i dhënë f...
SHBA-të e informuan Tel Avivin kur skadon armëpushimi me Ira...
Rama ndan pamjet nga vizita në Greqi: Ditë e ngrohtë në Athi...
Agjutanti i Gardës Kombëtare të Ajovës përfundon vizitën në ...
Arrestohen katër persona për “vjedhje të rëndë” në Mitrovicë...