Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend në dy ditët e para të muajit tetor.
Sipas IHMK’së, të premten të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, derisa nëpër vise të larta ka mundësi të ketë riga të izoluara shiu.
Ndërkohë, e shtuna pritet të jetë me mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
“Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, nëpër vise të larta ka mundësi të ketë riga të izoluara shiu. Dita e shtune parashihet me mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar Instituti./arbresh.info/

Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbl...
Komisioni për Ekonomi rekomandon miratimin e marrëveshjes sh...
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend
Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si...