Parashikimi i motit për sot

07:15 | 13 Prill 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të martën do të mbajë mot i vranët dhe me mundësi për reshje shiu.

IHK njofton se të mërkurën dhe të enjten parashihen kushte për reshje shiu ndërsa në viset malore do të ketë edhe reshje bore.

Nga dita e premte parashihen ngritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara