Java e parë e stinës së verës do të vijojë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, por që nga mesi i javës grafiku në fushat termike do të shënojë ngritje, bashkë me presionin atmosferik.
Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë javë së ardhshme, kryesisht të hënën dhe të martën, por me episode të shkurta dhe duke mos e përfshirë gjithë territorin. Në sasi do të ketë më pak reshje se java që po e lëmë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira