Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se moti të shtunën dhe të dielën do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të lehta.
Sipas njoftimit, vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, përcjell arbresh.info.
“Kjo situatë barike do të mundësoj që gjatë këtyre dy ditëve të vikendit të mbajë mot kryesisht me diell me pak vranësira të lehta të cilat mund të kenë shtrirje për gjatë relievit malor”, thuhet në parashikimin e motit nga IHMK-ja.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.
Në Prishtinë temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius gjatë ditës së shtunë, ndërkaq të dielën deri në 34 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...