Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën moti do të jetë me vranësira dhe me diell, ku pritet edhe reshje të lehta të shiut.
Ndërsa të enjten moti do të jetë me diell.
“Të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët. Të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./ arbresh.info/
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...
Me urdhër të gjykatës, arrestohet një shtetas i Serbisë në M...
Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Mamush ...
Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Gjilan