Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Si pasojë e prezencës së pluhurit saharian, reshjet e shiut do të përcillen edhe me baltë.
Siç njofton MeteoKosova, era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-70 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale në zona të caktuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...