Parashikimi i motit në 5 ditët e ardhshme

20:43 | 13 Janar 2021

Ditëve në vijim ftohtë, të enjten reshje të dobëta bore. Në fundjavë acari siberik përfshin edhe vendin tonë. Kohëpaskohe me rrebeshe bore.13.01.2021 – Kalimi i një fronti të ftohtë mbi rajon ditën e enjte sjell vransira dhe mundësi për reshje të dobëta lokale bore.

Në ditët e fundjavës masa më të ftohta ajrore polare nga verilindja e kontinentit fillojnë të shtrihen mbi rajonin tonë, e që do të zbresin ndjeshëm temperaturat, e priten mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore dhe erëra më të ftohta veriore.

Nga fillimi i javës rrymime më të ngrohta ajrore nga Mesdheu fillojnë të rrisin temperaturat përreth vlerave mesatare, me tendencë të rritjes në pjesën e dytë të javës.Sipas parashikimeve në ditët e ardhshme pritet të ketë qarkullim të mirë ajror, e ndotësit ajror do të jenë më të shpërndarë.

Në këto kushte indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet rreth vlerave mesatare dhe të mjaftueshme, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të erërave do të rritet edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

14.01 – Mot i ftohtë. Herët në mëngjes me kthjellime. Ditën vransirat do të shtohen e priten edhe reshje të dobëta lokale bore. Në mbrëmje sërish me kthjellime.

15.01 – Ftohtë, me vransira të ndryshueshme. Ditën edhe intervale me diell.

16.01 – Mot shumë i ftohtë, me erë, vransira dhe intervale me diell. Mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.

17.01 – Mot shumë i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Herë herë me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

18.01 – Shumë ftohtë, pjesërisht vranët me më shumë intervale me diell gjatë ditës.

Temperaturat e ajrit në rënie graduale, me minimale që zbresin nga -6C deri në -11C, e maksimale nga 0C në -4C.Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-11m/s.Shtypja atmosferike shënon rritje mbi vlera normale./Prishtinaweather

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara