Paralajmëron Polonia: Evropa është më afër luftës sesa ka qenë në 30 vjet e fundit

16:09 | 13 Janar 2022

Evropa është më afër luftës sesa ka qenë në 30 vjet, paralajmëroi ministri i Jashtëm i Polonisë gjatë raundit të tretë të diplomacisë këtë javë që synon të qetësojë tensionet mbi kërkesën e Rusisë që Ukraina të mos lejohet kurrë të anëtarësohet në NATO.

Duke iu drejtuar të dërguarve nga 57 anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Zbigniew Rau nuk përmendi Rusinë, por renditi një varg konfliktesh në të cilat pretendohet përfshirja e Moskës, transmeton arbresh.info

“Duket se rreziku i luftës në zonën e OSBE-së është tani më i madh se kurrë më parë në 30 vitet e fundit,” tha Rau në një fjalim duke përshkruar prioritetet e vendit të tij ndërsa mban kryesimin e rradhës të OSBE-së këtë vit.

“Për disa javë ne jemi përballur me perspektivën e një përshkallëzimi të madh ushtarak në Evropën Lindore.”

Polonia është ndër anëtarët e NATO-s që janë më të ashpër në përballjen me ato që ajo i sheh si ambiciet revizioniste të Rusisë në Evropën Lindore.

“Ne duhet të fokusohemi në një zgjidhje paqësore të konfliktit në dhe rreth Ukrainës,” shtoi Rau, duke bërë thirrje për “respektim të plotë të sovranitetit, integritetit territorial dhe unitetit të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Rusia ka vendosur më shumë se 100,000 mijë trupa pranë kufijve të saj me Ukrainën, e cila tashmë po lufton me separatistët e mbështetur nga Moska në lindje të saj. Rusia aneksoi rajonin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.

Bisedimet e së enjtes në Vjenë do të jenë të parat këtë javë ku Ukraina do të përfaqësohet dhe atje vetëm në një nivel të ulët ambasador. Bisedimet ministrore midis Rusisë dhe SHBA-së në Gjenevë të martën dhe midis Rusisë dhe NATO-s në Bruksel të mërkurën nuk arritën të japin përparim të qartë.

Kremlini dha të enjten një vlerësim të zymtë të bisedimeve të sigurisë së Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n këtë javë, duke i përshkruar ato si “të pasuksesshme” dhe duke thënë se kishte mosmarrëveshje për çështje themelore./reuters/arbresh.info/

Lajmet më të lexuara