Paralajmërimi i ASHNA: Tri ditët e ardhshme me shtërngata në Kosovë

23:46 | 4 Korrik 2023
K.B

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ASHNA ka bërë të ditur në orët e vonia të mbrëmjes se gjatë tri ditëve të ardhshme do të ketë shtërngata në Kosovë.

“Moti në tri ditët e ardhshme do të karakterizohet me mundësi zhvillimi stuhish lokale që karakterizohen lokalisht me rrebeshe intenzive shiu, erëra të fuqishme dhe vende vende edhe prezencë të breshërit. Një stabilizim i shkurtër i motit pritet nga e shtuna dhe ditët në vazhdim kur pritet edhe ngritje graduale e temperaturave” thuhet në njoftimin e tyre./Arbresh.info/

Të ngjashme