Pankartat nacionaliste, Çeku: FIFA të marrë masa ndaj Serbisë

15:17 | 25 Nëntor 2022

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar në lidhje me veprimin josportiv të kombëtares së Serbisë para ndeshjes ndaj Brazilit.

Siç dihet, në zhveshtoren e ekipit serb ishte i pranishëm një flamur që mbante hartën e Kosovës nën ngjyrat serbe.

Çeku kërkon veprime konkrete nga FIFA dhe këtë mesazh të kombëtares serbe e quan ksenofobik e gjenocidial.

“Imazhe të turpshme nga dhoma e zhveshjes së Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobike dhe gjenocidale ndaj Kosovës, duke shfrytëzuar platformën FIFAWorldCup”, ka shkruar ministri.

Kujtojmë se Federata e Futbollit të Kosovës, ka paraqitur ankesë në FIFA për veprimin irritues të ekipit të Serbisë në Botërorin “Katari 2022”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale