Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë, “Hannover Messe 2025”, vizitoi stendat dhe pavijonet e kompanive lidere si Bosch Rexroth, Festo, Siemens, Aleph Alpha, SAP dhe Schneider Electric.
Ai u njoh nga afër me përfaqësuesit e kompanive si dhe me punën që e zhvillojnë në fushat e teknologjisë inteligjente të prodhimit, automatizimin industrial dhe ekosistemet digjitale, përcjell Arbresh.info.
Krahas takimit me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack, në margjina të panairit, kryeministri Kurti u mirëprit edhe nga drejtori ekzekutiv i Deutsche Messe, Jochen Köckler, organizator i panairit. Ata diskutuan mbi realizimin e një projekti të përbashkët vitin e ardhshëm dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit me panairin e Hannover Messe.
“Në këtë tur në hapësirat e këtyre kompanive, kryeministri Kurti u shoqërua edhe nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe Këshilltarja Politike, Fëllanza Podrimja. Panairi i këtij viti “Hannover Messe 2025” mbahet në datat 31 mars deri më 4 prill, me moton “Shaping the future with technology”. Për të dytin vit radhazi është pjesëmarrëse dhe Kosova përmes bizneseve të ndryshme të mbështetura nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe agjencia KIESA, me qëllim të promovimit të kompanive vendore në gjetjen e tregjeve të huaja për eksport të produkteve dhe shërbimeve”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit./Arbresh.info
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit