Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në tunelin e Kalimashit sonte në orët e para të mbrëmjes i ka marrë jetën një vajze.
Aksidenti ka ndodhur në brendësi të tunelit ku janë përplasur dy automjete, njëra me drejtues banues në Shkopet dhe tjetri nga Kosova.
Euronews Albania ka siguruar pamjet e momentit të aksidentit të rëndë. Përplasja ka ndodhur në tunel në drejtim të Kukësit.
Mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gj.M, nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, B.Z, me vëllain dhe kunatën.
Dëmtimet më të rëndë i ka marrë mjeti me targa shqiptare dhe për pasojë vdekur pasagjerja E.S.
Gjithashtu është dëmtuar drejtuesi mjetit Gj.M dhe pasagjerët M.Gj dhe S.B.
Gj.M dhe S.B janë nisur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë ndërkohë policia po heton për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...