Pamje nga incidenti i Faik Fazliut me policinë

13:49 | 6 Qershor 2021

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-anëtarit të kryesisë së kësaj organizate, Faik Fazliu.

Klinaku përmes një reagimi në Facebook, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Fazliut.

“Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor”, ka shkruar Klinaku.

Klinaku ka publikuar edhe pamjet ku shihet incidenti që ndodhi në mes Faik Fazliut dhe zyrtarëve policorë.

Së pari, sqarim për mediat që raportuan se i arrestuari Faik Fazliu është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së, sepse ai ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish kryetar por nuk është tani, dhe së dyti në videon që më erdhi, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor.

Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara