Policia e Kosovës ka organizuar një plan operativ për inspektimin e lokaleve, salloneve të masazheve në komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës.
Policia e Kosovës ka organizuar një plan operativ për inspektimin e lokaleve, salloneve të masazheve në komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës “Masazhi 2019”, me qëllim të parandalimit të të gjitha veprave penale, identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe luftimin e të gjitha llojeve të informalitetit, thuhet në njoftimin e PK-së.
Gjatë periudhës shkurt-mars janë inspektuar gjithsej 48 lokale dhe janë legjitimuar 211 punëtorë, ku janë hasur duke punuar edhe 5 femra nën moshën nën 18-vjeçare.
Në dy raste të ndara ka rezultuar edhe me veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’, ku janë arrestuar gjithsej 9 persona të dyshuar 8 femra dhe 1 mashkull shqiptar.
Me vendim të inspektoratit kompetent janë mbyllur 22 lokale. Në vitin 2019 DHTQNJ-ja ka identifikuar 3 raste të ‘mundësimit në prostitucion’ si arrestimin e gjithsej 11 personave të dyshuar.
Përmbyllet votimi në disa përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja...
Princ Leka II uron për zgjedhjet, bën thirrje që të gjithë q...
Nesër për herë të parë do të votojnë 125 mijë e 852 qytetarë
AGK bën thirrje për respektimin e punës së gazetarëve në dit...
E rëndë në Tiranë/ 60-vjeçari tenton të djegë veten me lëndë...
Bedri Hamza: Kosova pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë