Palmer ka thënë se e kupton mirë rolin e Odave Amerikane përgjatë rajonit, dhe në këtë rast të Odës Amerikane në Kosovë, e cila ofron bazament solid për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Ai ka falënderuar Odën Amerikane për promovimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si në krijimin e mundësive për bizneset amerikane që të investojnë në Kosovë, ashtu edhe për bizneset nga Kosova që të investojnë në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se rrjeti i Odave Amerikane përgjatë tërë rajonit paraqet një kornizë pozitive, produktive dhe influencuese për ballafaqim me sfidat aktuale me të cilat përballet rajoni.
“Palmer shprehu dëshirën të dëgjojë nga anëtarët e Odës Amerikane lidhur me klimën lokale të biznesit si dhe klimën rajonale të biznesit, aspekte këto që zënë vend me prioritet të lartë në agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për promovim të integrimit ekonomik rajonal, për uljen e pengesave në integrimin ekonomik dhe në lëvizjen e njerëzve dhe kapitalit, duke i vlerësuar ato si një kornizë për integrimin e Kosovës në sistemin evropian, në mënyrë ideale si anëtare e Bashkimit Evropian, e që është edhe objektiv i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ardhmen e Kosovës. Ai po ashtu tha se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për tërheqjen e më shumë investimeve amerikane dhe të tjera të huaja, si dhe për krijimin e vendeve aq shumë të nevojshme të punës për popullin e Kosovës dhe tërë rajonit”, thuhet në njoftimin e dërguar nga OEAK.
Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë folën për rëndësinë e një dialogu më të fuqishëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe sektorit privat, por edhe për avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, zhvillimin e kapaciteteve energjetike, si dhe trajnimin e fuqisë punëtore./arbresh.info/
Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nun...
Dani Alves drejt rikthimit sensacional në fushë, gati të lua...
Abdixhiku prezanton zotimet e LDK-së në Suharekë: Paga, pens...
Turqia pret që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të nisë në...
“Tifozët nuk kanë paguar për të parë këtë…”...
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...