Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e bindur se këtë javë do të votohet Qeveria Hoti.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për mandatarin Avdullah Hoti.
“Presim që shumë shpejt të vjen vendimi nga Gjykata Kushtetuese dhe besoj që gjatë kësaj jave do ta kemi qeverinë e re”, është shprehur Lekaj.
Ndërkaq, sipas marrëveshjes që kanë arritur LDK dhe AAK, kësaj të fundit i takojnë katër ministri në Qeverinë e ardhshme, e po ashtu AAK do të ketë edhe zëvendëskryeministrin e parë.
AAK pasi kishte arritur marrëveshje me LDK-në, kishte bërë publike edhe emrat e të propozuarve për ministër.
AAK për zëvendëskryeministër ka të propozuar Besnik Tahirin, Meliza Haradinaj për ministre të Punëve të Jashtme, Selim Selimi për ministër të Drejtësisë, Blerim Kuçi për ministër të Zhvillimit Ekonomik dhe Ramë Lika për ministër të Arsimit, Shkencën dhe Teknologjisë./telegrafi/
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...