Vala e punësimeve familjare, si duket nuk ka të ndalur.
Përderisa së fundi u rehatuan në Telekom dy familjarë të deputetëve të AAK-së, tani nënkryetari i kësaj partie ka vendosur që në Postën e Kosovës, t’ia bëjë një vend gruas së djalit.
Gazeta Metro ka mësuar se gjatë periudhës 2018 – 2019, në Postën e Kosovës është punësuar reja e nënkryetarit të AAK-së, Pal Lekajt, Dorentina Gashi-Lekaj.
Siç mëson Metro, ajo punën e filloi pas rreth dy muajsh trajnimesh që pati në Telekom.
Ndërkohë, për një kohë shumë të shkurtër edhe në Telekom, u punësuan shumë familjarë të anëtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ishtë, 28-vjeçari Genc Nitaj, djali i deputeti Muharrem Nitaj, i cili mori kontratën më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në këtë ndërmarrje.
Nga 1 gushti i 2018-së, Naser Bujupi, bashkëshorti i Donika Kadaj – Bujupit, u punësua agjent i shitjes poashtu në Telekom.
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...
Nait Hasani rrëfen tmerrin në Burgun e Dubravës: Më vrau shp...
Izraeli miraton ligjin që dënon me vdekje palestinezët e dën...
Ylli ndanë rrugët me trajnerin Paco Olmos