Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është milioner në kuptimin e plotë të fjalës.
Lekaj ka deklaruar pasuri të patundshme në Agjencinë Kundër Korrupsionit në vlerë prej 1 milionë e 780 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Ai posedon një shtëpi në vlerë prej 280 mijë euro dhe po ashtu një tokë familjare në vlerë prej 1 milionë e 500 mijë euro.
Lekaj posedon po ashtu dy vetura Mercedes me vlerë të përbashkët prej 37 mijë euro.
Ish-kryetari i Gjakovës ka edhe kredi në një bankë në vlerë prej 75 mijë euro qëllimin e së cilës nuk e ka bërë të ditur.
Lekaj merr pagë vjetore në vlerë prej mbi 22 mijë euro ndërkaq për mëditje dhe udhëtime jashtë vendit ai ka marrë 1459 euro në vit.
Formularin e tij të deklarimit të pasurisë mund ta gjeni KËTU./Arbresh.info.
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...