Pajaziti kërkon unitet të partive politike për veriun edhe dialogun

13:08 | 9 Shkurt 2017

Shefi Grupit Parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti, ka kërkuar unitet të spektrit politik në Kosovë në lidhje me qëndrimet rreth dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe për ngjarjet në veriun e Mitrovicës.

“Duke u bazuar në kontekstin historik në mes  shqiptarëve dhe serbëve duhet të dalim të bashkuar  në çështjet si veriu dhe dialogu me Serbinë”, tha Pajaziti.

Ai e ka quajtur agjendë politike debatin e krijuar rreth këtyre çështjeve,  duke thënë se në Kosovë ka çështje me të rëndësishme për tu diskutuar, siç janë integrimet evropiane.

Pajaziti i ka ftuar deputetët serbë që kthehen në Kuvend, për të vazhduar kështu siç tha ai, punën e tyre të përditshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara