Pahor: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, le të tejkalohen mosmarrëveshjet

11:55 | 29 Nëntor 2021

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, sado që sipas tij, nuk është një proces i lehtë.

“Nuk është rrugë e lehtë, por Sllovenia e mbështet Kosovën. Dialogu nuk është i thjeshtë – duhet të zgjidhen çështje shumë komplekse”.

“Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian. Fillimi i dialogut ka dhënë një bindje që çështjet më të rëndësishme mund të zgjidhen me dialog dhe rrugë të qetë. Kushti i parë është që t’i besohet dialogut dhe të respektohen marrëveshjet”, tha ai. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara