Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i konsideron tejet të vështira hetimet për zbardhjen e vrasjes së liderit serb të kosovës Oliver Ivanoviq.
Gjatë një vizitë në Romë, në një intervistë për Ora News ai nënvizon se ekzekutimi ka qenë i mirëorganizuar në detaje.
“Hetimet vazhdojnë, sigurisht është një vrasje shumë bukur e orkestruar, një vrasje e planifikuar në detaje dhe do të jetë shumë vështirë për të limituar veprimet e hetuesisë me kohë”.
Kryediplomati kosovar ka konfirmuar se për këtë çështje po bashkëpunohet me partnerët ndërkombëtarë, teksa sa i përket Serbisë, zëvendëskryeministri thekson se ka kontakte por gjurmët nuk shkojne drejt Kosovës.
“Ne kemi kontaktuar me qeverinë serbe, dihet se kjo vrasje nuk çon drejt jugut por drejt veriut”.
Çështjen Ivanoviq, Pacolli nënvizon se e ka trajtuar dhe me ministrin e Italisë Alfano. Gjatë qëndrimit në Romë, Pacolli ka prezantuar dhe librin e tij”.
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...