Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar sot pasdite për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vizitën e tij të parë zyrtare në këtë shtet, që kur ai pranoi detyrën e tij.
Në kuadër të kësaj vizite Ministri i Jashtëm, Pacolli do të ketë takime të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin Amerikan të Shtetit, Kongresmenë dhe personalitete tjera të larta në shtetin pritës.
Veç takimeve të shumta, që pritet t’i zhvillojë gjatë qëndrimit të tij në Uashington, ministri Pacolli, do t’i adresohet edhe konferencës së organizuar nga Këshilli Atlantik, “Një stuhi që po vjen, formësimi i së ardhmes së Ballkanit në një kohë të pasigurisë”, në panelin “Investimi në të ardhmen: a munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Në koferencën e Këshillit Atlantik pritet të marrin pjesë edhe Ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit.
Historia e luftës së Kosovës ligjërohet në orën e parë mësim...
Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...