Ish-presidenti dhe njëkohësisht kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk do të ketë bisedime me katër partitë e mëdha.
Gjithashtu ka thënë se me këtë koalicion AKR’ja është shumë komod dhe së shpejti këtij koalicioni do t’i bashkëngjitet edhe një parti e re.
“Unë nuk besoj që do të ketë bisedë tani me katër partitë e mëdha të cilat janë të polarizuara”, ka thënë Pacolli.
Ai ka thënë se me këtë koalicion është shumë komod dhe pritet të aderoj edhe një parti tejtër.
“Ne jemi shumë komod, ne mbrëmë na u ka bashku edhe Partia e Drejtësisë, pritet të aderojë edhe një parti tjetër”, ka deklaruar Pacolli në T7.
Madje këtë koalicion Pacolli e quajti multietnik.
“Ndoshta ndoshta ky koalicion do të ketë një karakter multietnik, por jo me listën serbe”, shtoi Pacolli.
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi