Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka njoftuar se para ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ka kërkuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë, pasi që është me rëndësi vitale.
Ministri Pacolli është duke marr pjesë në një takim jo formal në Vienë me temën “Infrastruktura kritike dhe Digjitalizimi”.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Siguria energjetike e Kosovës mbështetet në Termocentralet, funksionaliteti i të cilave varet nga rrjedha konstante e ujit për të ftohur gjeneratorët. Prandaj, kërkova me ngulm zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë, pasi që është me rëndësi vitale. Këtë e kërkova gjatë adresimit tim para Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të cilët po marrin pjesë në takimin joformal në Vjenë, me temën “Infrastruktura kritike dhe Digjitalizimi”. Në vazhdim, referova në lidhje me kërcënimet në rritje të karakterit hibrid, për të cilat vlerësova se bashkëpunimi është i domosdoshëm. Përshëndeta nismat, si synimi për të nisur anketat e kërcënimeve hibride me vendet e Ballkanit Perëndimor, që na lejojnë të shqyrtojmë se si aplikohen kërcënimet në vende të veçanta, si dhe në rajonin tonë. Në margjina të këtij aktiviteti, të organizuar nga Austria, si kryesuese e radhës së Presidencës së BE-së, zhvillova njё sёrё takimesh me homolog nga BE-ja dhe rajoni.
![]()
![]()
![]()
Nis gjyqi ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit pë...
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
“Marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës”, Vuçiq del me ...