Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me fituesen e çmimit nobel për paqe, Nadia Murad.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se ky takim është realizuar gjatë drekës ne departamentin amerikan të shtetit, shkruan arbresh.info.
“Gjatë drekës në departamentin amerikan të shtetit, kisha nderin të takohem dhe të bashkëbisedoj me fituesen e çmimit nobel për paqe Nadia Murad. Nadia është mbajtur peng nga ISIS dhe është dhunuar seksualisht. Bashkëbiseduam për fatin e njëjte të mbi 20 mijë grave të Kosovës të cilat u dhunuan nga forcat serbe në Kosovë”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu ka thënë se Nadia do ta vizitoj Kosovën
“Nadia do të vizitojë Kosovën me ftesë të qeverisë tonë, për të senzibilizuar botën për fatin e femrave të Kosovës që vazhdojnë të vuajnë edhe sot e kësaj dite”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

Këshilla të dobishme për një agjërim të shëndetshëm gjatë Ra...
Loredana i reagon “diss”-it të Mozzikut: Ai është në gjendje...
Rasti i vrasjes së shtetases argjentinase, gjykata merr sot ...
Sulmi terrorist në Banjskë, mbahet sot seanca gjyqësore
Kurti: Ramazani, muaj i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njer...
E enjtja me diell e vranësira, temperatura deri në 13°C