Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në vazhdën e takimeve që po zhvillon në Asamblenë e OKB-së, takoi ministrat e jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines.
“Në vazhdën e takimeve të ngjeshura në takimet e rregullta të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takuam në një takim dy-palësh edhe me Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines. Shprehëm gatishmërinë, përkushtimin dhe vullnetin tonë për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve. Shumë optimist që autoritetet e këtij vendi të lëvizin në drejtim të njohjes së Republikën e Kosovës në javët në vijim”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...