Sekretari organizativ i AKR-së njëherësh edhe bashkëpresidenti i Klubit të Bizneseve Frankofone, Rrahim Pacolli është takuar me Sekretaren e Forcave të Armatosura të Francës, Genevive Darrieussecq.
Në këtë takim z. Pacolli thotë të ketë diskutuar për mundësinë e investimit të kompanive frankofone në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Mes tjerash Pacolli ka thënë se fuqia e jashtëzakonshme punëtore që dominohet nga të rinj mezi pret të gjejë një punë.
Lexo të plotë shkrimin e tij:
Pata nderin sot që të jem i ftuar në drekë nga Ambasadori i Francës, Didier Chabert me rastin e vizitës së Sekretares së Forcave të Armatosura Genevive Darrieussecq.
Gjatë takimit biseduam për mbështetjen e shtetit francez në ngritjen e ekonomisë kosovare dhe zbutjen e papunësisë.
U fol edhe për interesin që kanë kompanitë frankofone dhe përshtatjen e mjedisit për investim në Republikën e Kosovës. Njëra nga arsyet pse duhet investuar janë taksat më të ulëta krahasuar me Francën, si dhe fuqia punëtore që dominohet nga të rinjtë që mezi presin të gjejnë një punë.
T’ua bëjmë kushtet rinisë sonë për një të ardhme më të mirë. RrP/Arbresh.info/

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...