Sekretari Organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli është takuar me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahitiri i cili është edhe zv.president i kësaj partie.
Sipas burimeve të portalit arbresh.info zotëri Pacolli ka siguruar të parin e Mitrovicës se nuk do të bëhet në asnjë mënyrë koalicion me PAN (PDK-AAK-Nisma).
Gjithashtu, sipas po këtyre burimeve zërat për një largim të mundshëm të zotëri Bahtirit nga Aleanca Kosova e Re nuk janë të vërtetë.
Takimi mes dyshes Pacolli-Bahtiri është konfirmuar edhe përmes faqes së Rrahim Pacollit i cili shkruan “Takim pune me zv.presidentin e AKR-së njherit kryetari i komunes së Mitrovices z.Agim Bahtiri diskutuam për proceset politike dhe organizimin e AKR-së”. (sic)./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane