Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur i zhgënjyer pasi që siç thotë ai, RTK ka vendosur ta sanksionojë Koalicionin për Familje duke refuzuar transmetimin e spotit të saj publicitar.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli u shpreh se ky veprim përbën një formë të hapur të censurës dhe një përpjekje për të heshtur një zë që mbron vlerat tradicionale, shkruan Arbresh.info.
“Është një zhgënjim i madh dhe një akt i papranueshëm që RTK, e ndikuar nga partia në pushtet, ka vendosur të sanksionojë një parti politike – Koalicionin për Familje – duke refuzuar transmetimin e spotit të saj publicitar. Ky veprim përbën një formë të hapur të censurës dhe një përpjekje për të heshtur një zë që mbron vlerat tradicionale.”, ka shkruar ai.
Pavarësisht përpjekjeve të mediumit publiku, Pacolli thotë se ashtu si në SHBA, edhe në Kosovë ekzistojnë vetëm dy gjini – mashkullore dhe femërore.
“Por, pavarësisht çdo përpjekjeje për ta mohuar këtë realitet, e vërteta mbetet e pandryshuar: ashtu si në SHBA, edhe në Kosovë ekzistojnë vetëm dy gjini – mashkullore dhe femërore. Dhe pikërisht këtë të vërtetë, Koalicioni për Familje e ka në themel të kauzës së tij!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, temperatura ulen
Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Rama dhe udhëheqësit b...
Bordi i Paqes mblidhet sot në Washington, Kosova përfaqësohe...
Trump do të kryesojë takimin e parë të Bordit të Paqes
Ambasadori gjerman: Shpresoj që Kosova të shmangë një tjetër...
Këshilla të dobishme për një agjërim të shëndetshëm gjatë Ra...